Të kuqe apo jeshile? Mollë herët në mëngjes, për të nisur ditën shëndetshëm

333

Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.” Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër.

Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin. Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.

Antioksidantët
Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C. Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat. Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.

Rënie në peshë
Ngrënia e një molle jeshile me stomak bosh është e rëndësishme në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë. Mollët jeshile përmbajnë pak kalori dhe shumë fibër, duke shuar urinë menjëherë. Me mollën jeshile, metabolizmi do të punojë më së miri.

Glukoza në gjak
Molla jeshile me stomak bosh balancon nivelin e sheqerit në gjak. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm. Duke qenë se mollët jeshile janë të pasura me fibër të tretshme, ngrënia me stomak bosh vonon përthithjen e sheqerit dhe ky efekt zgjat për shumë kohë.

Studimet tregojnë se gratë që hanë një mollë jeshile me stomak bosh çdo ditë kanë 30% gjasa më pak për tu prekur nga diabeti i tipit 2. Mjekët thonë se ne kemi nevojë për 28 gramë fibër në ditë. Një mollë e vetme ka 5 gramë.

Dhëmbë të bardhë e të pastër
Me ngrënien e mollës jeshile në mëngjes ju mund të pastroni dhëmbët. Fibra shkatërron bakteret e gojës dhe shmang akumulimin e baktereve të tjera.

Rrahje të shëndetshme të zemrës
Një arsye tjetër përse duhet të hani mollë me stomak bosh është kaliumi që balancon lagështinë e qelizave. Kjo është e nevojshme për rrahje të rregullta të zemrës. Shkencëtarët thotë se njeriu ka nevojë për 4.700 miligramë kalium në ditë. Çdo mollë përmban 115 miligramë kalium që mjafton për të mbajtur rrahjet e zemrës në nivele optimale.