Të përndjekurit politikë, do të nisë lëvrimi i 140 mln lekëve

252

Viti i ri nis me një lajm të mirë për ish-të dënuarit politikë. Qeveria do të nisë shpërndarjen e këstit të shtatë të dëmshpërblimit. Konfirmohet se lista e personave që do të përfitojnë nga ky fond është miratuar në fund të 2016-s.

“Numri i tyre deri tani është 245, me një fond prej 140 milionë lekë. Në ditët në vijim do bëhet disbursimi i parave në llogaritë e tyre bankare”, deklaron Ermira Shtino, drejtore e politikave për ish-të përndjekurit në MMSR.

“Kategoria parësore përfshin ata ish të dënuar që janë gjallë, të parashikuar nga ndryshimet ligjore që u bënë në fund të vitit 2014. Përmendim këtu gratë e dënuara, ish-të dënuar që nuk jetojnë më por kanë fëmijë të mitur, ish-të dënuarit me sëmundje, ata mbi 75 vjeç dhe më pas të tjerët nën 75 vjeç”, saktëson Shtino.

Burimi: Top Channel