Lolo Koçeri është 101 vjeçari nga Babica e Vogel e qytetit të Vlorës i cili gëzon shëndet të plotë. Babai i 5 fëmijëve dhe gjysh i 23 nipër e mbesave, i moshuari tregon se ka punuar që prej moshës 14 vjeçare në blegtori, punë e cila ka vijuar deri para 1 viti. Ndërsa ka marrë pjesë në disa luftra.
I lindur në vitin 1918 në një kohë të turbullt për Shqipërinë, i moshuari nga fshati Babicë e Vogel e qytetit të Vlorës është ende në gjendje shumë të mirë shëndetësore. I ulur në një stol tek dera e shtëpisë me një bastun pranë vetes, Koceri na pret per të na treguar për jetën e tij.
Pavarsisht se ka kaluar të 100, Lolo thotë se është ende i ri dhe se jetëgjatësia e tij ka të bëje edhe me të ushqyerin bio pa koncentrate. Ndërsa shton se ka punuar që prej moshës 14 vjeçare në bujqësi, punë e cila ka vijuar deri para një viti.