Të rinjtë inovativë kosovarë, shpikin dorën protetike të printuar 3D – për të ndihmuar përsonat në nevojë

210

Kishin dëgjuar se protezat protetike kanë çmime të larta, nga 700 euro e më shumë – varësisht nga kualiteti i protezës. Por çmim më të lirë ka proteza që mund të realizohet me printerin 3D, fakt ky që ka shtyrë anëtarët e RotaractClubIllyrian të punojnë në këtë drejtim, për të lehtësuar jetët e mbi 150 personave në nevojë në Kosovë.

2-40-780x439Proteza funksionon duke e lidhur në kyçin e dorës. Kur lëviz kyçi, proteza – me anë të disa penjve – hyn në funksionon dhe e mundëson lëvizjen e dorës. Pra, gjithçka është mekanike pa nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se proteza e printuar në 3D është më e bukur në dukje dhe se kryen më mirë funksionet e saj, si lëvizjet apo mbajtjet e sendeve. Ajo nuk është aspak e rrezikshme, pasi materiali është krejtësisht organik.

printim-i-bonevet

Proteza është rezistente ndaj ujit, por assesi nuk duhet të ketë kontakt me ujin e nxehtë të vluar në mbi 100 gradë, meqë mund ta zbusë plastikën dhe ta deformojë atë. Sidoqoftë, proteza nuk i ka problem temperaturat e larta ditore.Sa i përket peshës, kjo varet kryesisht nga madhësia dhe dizajni. Një protezë e madhësisë normale mund të peshojë nga 200-600 gramë.

Qëllimi i projektit të RotaractIllyrian është të ndihmojë përsonat që kanë nevojë për proteza të tilla dhe që nuk mund ta përballojnë financiarisht. Kështu, ato nuk do të jenë në shitje, por do të dhurohen.

Realizimi i prototipit është mbështetur financiarisht nga Rotary Prishtina International. Prototipi është printuar në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK). Ndërsa, ndihmë ka dhënë edhe qendra BONEVET në Gjakovë – sidomos me hapësirën e ofruar për vazhdimin e këtij projekti mbresëlënës.

Një nga përfitueset e saj këto ditë do të jetë një shtatëvjeçare nga Prishtina.

Nga Besfort Berisha/ Telegraf/

http://www.telegrafi.com/te-rinjte-inovative-kosovare-shpikin-doren-protetike-te-printuar-3d-per-tju-ndihmuar-personave-ne-nevoje/