Teatri dhe filmi pranë fëmijëve edhe gjatë pushimeve verore

314

Shfaqjet kulturore dhe zbavitëse për fëmijë do të jenë pranë tyre në këtë sezon veror. Një tjetër aventurë, teatri dhe filmi afrohet në bregdet.

Kjo nisëm mjaft edukative dhe zbavitëse vjen si dhuratë për publikun e vogël nga ministria e Kulturës dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Fëmijët do të shohin personazhet e tyre të preferuar me anë të shfaqjeve nga aktorë gjithashtu dhe në monitorët e mëdhenj të cilët do të vendosen në sheshet e qyteteve ku ato po pushojnë.

Fshatrat e bukur jugor do të jenë mikëpritëset e aktivitetit ”Eja në jug”, ku avenrturat dhe argëtimi nuk do të mungojë pasi publiku i vogël do jetë kryefjala e aktivitetit.

Aventura më e bukur për fëmijë ju pret në këto data:

21 korrik, Dhërmi 
22 korrik, Himarë
23 korrik, Vlorë
24 korrik, Sarandë

Burimi: ATSH