Teatri i Operas e Baletit rikthen shfaqjen e 30 viteve më parë

97

Për herë të parë shqiptarët e njohën “Zhizel”, në vitin 1988, kur mjeshtri i madh Agron ALIAJ, e prezantoi për publikun me një koreografi që Enada Hoxha e rikthen me artistët e Teatrit të Operas dhe baletit.

Kjo rivënie në skenë e baletit bën bashkë këtë fillim nëntori të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në vite me koreografin Aliaj. Kostumografia, po ashtu i përmbahet, baletit “Zhizel” të 30 viteve më parë.

Baleti “Zhizel” do të interpretohet nga dy kaste artistike në datat 9, 10 dhe 11 nëntor në ArTurbina.