Teatri Kombetar cel sezonin me shfaqjen “Kujtesa e Ujit”

361

Miq !
Edhe 10 dite e ndajne Teatrin Kombetar nga starti i sezonit te ri artistik. Shpresoj qe edhe ky sezon te jete me plote suksese dhe spektatore. Jam i bindur qe i gjithe kolektivi i teatrit do te beje me te miren e mundeshme per t’ju qasur publikut me nje nivel te larte artistik. Shpresoj te na ndiqni dhe te jeni pjese e rruges sone. Pas 10 ditesh, me 15 shtator ora 20.00, Teatri Kombetar cel sezonin me shfaqjen “Kujtesa e Ujit” me regji nga Rozi Kostani. Pjese e shfaqjes jane aktore nga me te miret qe ka skena shqiptare. Ne shfaqje interpretojne Olta Daku, Rajmonda Bulku, Neritan Licaj, Marin Orhanasi, Violeta Trebicka dhe Jonida Vokshi. Ky projekt eshte nje prodhim i mbeshtetur nga Ministria e Kultures. Ju mirepresim, “eja ne teater”. H.Çuli Drejtori i Pergjithshëm i Teatrit Kombëtar

 

[fbvid]https://www.facebook.com/teatri.kombetar/videos/10206508411209800/[/fbvid]