Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, rikonstruksion 60 vite pas ndërtimit

1192
R: 167 G: 255 B: 166 X:39852 Y: 0 S: 0 Zs: 0 Zp: 255 F: 656 I: 1 ImgVer:08.01.09.10
R: 167 G: 255 B: 166 X:39852 Y: 0 S: 0 Zs: 0 Zp: 255 F: 656 I: 1 ImgVer:08.01.09.10

Pas më shumë se 60 vitesh nga ndërtimi, godina e TKOB-së do t’i nënshtrohet për herë të parë rikonstruksionit.

Projekti, që kap shifrën e 1 milard lekëve, synon t’i rikthejë dinjitetin artit dhe artistëve që kanë performuar e do të vijojnë të performojnë në këtë skenë.

“Grafiku i punimeve parashikohet që të zgjasë 3 vjet. Ne vendosëm që në krye të vjeshtës për të sistemuar të gjitha trupat bashkë, në kushtet më optimale të mundshme. Bëhet fjalë për 2 godina: njëra ish-rekuizita (Qendra kulturore e fëmijëve sot) dhe tjetra ish-institucioni “Alba-Film”. Janë godina të mëdha 4-katëshe, në të cilat janë kryer të gjitha punimet e nevojshme për të sistemuar të gjitha trupat”, ka deklaruar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Titujt e kalendarit të ri artistik do të jenë gati më 21 shkurt, ndërsa gjatë fazës së rikonstruksionit, arti i TKOB do të mbështetet mbi 3 shtylla të reja.

“Përveç performancave nëpër teatro parashikohen 3 elementë të tjerë: “Opera Tour”, që janë opera, baleti dhe ansambli në tur nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë; “Opera Histori”, që do të jetë një cikël koncertesh ku do të riprezantohen vlerat e mëdha historike që ka mbartur ky institucion ndër vite; si dhe opera “Open Air”, që në një sezon të caktuar garanton performancë nëpër sheshe apo hapësira publike”, ka deklaruar drejtoresha e TKOB, Zana Çela.

Shpërngulja e artistëve drejt godinave provizore ka nisur, një fazë kjo që parashikohet të zgjasë deri më 20 shkurt, kur edhe pritet të nisë sezoni i ri artistik.

Burimi: Top Channel