Teatri shqip, për herë të parë në Paris

497

Për herë të parë në historinë e teatrit tonë, një trupë shqiptare do të performojë në Paris, në Teatrin Palace, me shfaqjen “Lukrecia Borxhia”. Vepra e cila pati premierën dy javë më parë në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Erik Vinger, do të ngjitet në teatrin e njohur të kulturës më datat 12-15 nëntor.

Por udhëtimi i “Lukrecia Borxhias” për publikun francez nuk mbaron këtu. Prej dt.7-12 nëntor kjo vepër do të ngjitet në Teatrin Kombëtar të Bretanjës në qytetin Renne, në Francë. Ky nuk është bashkëpunimi i parë i regjisorit francez Vinger, me teatrin tonë.

Këtë herë ai ia besoi rolin e Lukrecia Borxhia, gruas të rritur përmes tragjedive, aktores Luiza Xhuvani. Gjatë gjithë vënieve që kjo vepër pati në skenë, Xhuvani solli një Lukrecia Borxhia ashtu sic Hygo e kishte imagjinuar. Në role të tjera në këtë vepër intepretuan Artan Imami, Xhino Musollari,Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi dhe Marsel Rupi. Skenografia po nga Eric Vigner, kostumografe Anila Zajmi, as/skenograf Klajd Ymeri, muzika John Kaced dhe ndriçimi Kelig Le Bars bën me dije teatri.

Burimi: Shqip.com