Technovation, një mundësi e mirë studimi dhe punësimi për vajzat në fushën e teknologjisë

11

Teknologjia nuk mund të vazhdojë të jetë një ekskluzivitet i djemve. Nëse vajzat specializohen, kanë treguar të jenë të pamposhtura në fushën interesante të teknologjisë. American Corner u jep mundësi vajzave shqiptare të mësojnë e të forcohen në këtë fushë kaq të rëndësishme të së tashmes dhe të ardhmes.

Ja njoftimi i shpërndarë sot, në të cilin të rejat mund të aplikojnë:

“Je një vajzë nga 10 deri 18 vjeç, e interesuar në teknologji? Technovation u ofron vajzave në mbarë botën mundësinë për të marrë aftësitë e nevojshme për t’u bërë sipërmarrëse dhe udhëheqëse në fushën e teknologjisë. Nëse kjo duket interesante për ju, regjistrohuni deri më 18 janar 2021 në shorturl.at/iBM13

Aplikantet e suksesshme do të njoftohen mbi përzgjedhjen e tyre përmes postës elektronike”.