Teheran, “Streha mes reve” garon në “Fajr International Film Festival”

57

Filmi ”Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është pjesë e garës zyrtare në ”Fajr International Film Festival” në Teheran, Iran.

Filmi shqiptar konkurron për filmi më i mirë, mes realizimeve të tjera të huaja kinematografike. Ky është një nga festivalet më të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe ndër më të rëndësishmit.

Festivali këtë vit zhvillon edicionin e 37 nga data 18 deri më 26 prill në Teheran. Më herët filmi “Streha mes reve” i regjisorit Robert Budina ka fituar çmimin Global Vision Award në Cinequest Film Festival.

Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala.