Teknologji: Sony, karikim telefon-telefon

307

Sipas një patente aplikacioni të publikuar së fundmi, kompania japoneze Sony, duket të jetë duke punuar në një funksionalitet të ardhshëm wireless që bën të mundur shkëmbimin e karikimit  dhe të dhënave mes elektronikave të ndryshme konsumit si smartfonë, kompjuterë dhe çdo pajisje tjetër “smart”.

Patenta sugjeron se teknologjia do të mbështetet në “një shumicë të sistemeve të antenave” konfiguruar për tranferim të dhënash dhe karikimi, i shoqëruar nga një ndërfaqe e dobishme grafike që thjeshton procesin e lidhjes së pajisjeve.

Përveç përzgjedhjes mes transferimit të të dhënave dhe karikimin, ndërfaqja gjithashtu do të bëjë më të lehtë zgjedhjen mes pajisjeve të ndryshme wireless për të bërë shkëmbimin.