Teknologji: Tabletë me ekrane që tërhiqen

325

Tabletë mjaft të hollë që mund të tërhiqen për të kaluar nga përmasa e vogël në përmasa të mëdha. Monitorë të ngjashëm me byzylykët prej gome për të matur rrahjet e zemrës në puls.

E gjithë kjo mund të bëhet e mundur falë një teknike të re printimi me një kosto të ulët, që prodhon qarqe të integruara elastike duke përdorur një printer të përbashkët me bojë. Janë inxhinierët e Michigan State University, në SHBA, që kanë përshkruar këtë risi në Acs Nano.

Sekreti i kësaj teknologjie të re është në përbërjen e vëçantë të bojës së përdorur për printim. Kjo bojë ka përbërës të ndryshëm organik, nanomateriale që shpërbëhen në solucion. Futen në një bojë të zakonshme printimi dhe realizojnë tre komponentë thelbësorë: materiali elastik, qarku, dhe OLED, dioda organike me emision drite.

Studiuesit kërkojnë të kombinojnë qarkun dhe Oled në një piksel të vetëm, një rezultat i nevojshëm për komercializimin e teknologjisë së re, që mund të kërkojë një apo dy vite punë.

Burimi: Top Channel