Teknologjitë agropërpunuese, për herë të parë 100% prodhim “Made in Albania”

2
“Teknologji Agropërpunuese – Made in Albania” ishte projekti që Flladi së bashku me ekipin e tij zbatoi falë mbështetjes me grant nga Thirrja e parë e MiSHMS për ekosistemin e startup-eve.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali vizitoi nga afër këtë investim teksa vuri në dukje se, “prodhimi i makinerive të izolimit individual në plastikë për herë të parë dhe 100% “Made in Albania”, ofron zgjidhje efikase ndaj nevojave te tregut për makineritë teknologjike, duke krijuar kështu mundësinë edhe të një asistence teknike të gatshme në çdo moment për bizneset”.
“Inkurajim për Flladin, ekipin e tij dhe zonën e  Divjakës, me entuziazmin e të cilëve kemi këtë prurje unike në Shqipëri, duke garantuar njëkohësisht së bashku me deputetin Erion Braçe mbështetje dhe përforcuar bindjen se vetëm nëpërmjet teknologjisë dhe digjitalizimit arrijmë të jemi pjesë e tregut jo vetëm lokal, kombëtar e rajonal, por edhe atij global”, u shpreh Bibali.
/ata.gov.al