Tekste shkollore falas për klasat 1-9, cilët nxënës përfitojnë në gjimnaz

28

Sipas ministrisë së arsimit, në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë tekstet shkollore falas.

“Përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga Qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, njofton ministria.

Kjo skemë mbështetëse ul koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirëson gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.