Telefonata dhe internet në fluturimet ajrore, Bashkimi Evropian zbulon planet

2

Komisioni Evropian tha se kompanitë mund të ofrojnë teknologji 5G në bordin e avionëve së bashku me lidhjet mobile data.

Kjo do të thotë se pasagjerëve nuk do tu kërkohet më të vendosin celularin e tyre në airplane mode edhe pse kushtet sesi do të zbatohet nuk janë të qarta.

Afat i fundit për vendet anëtare që duhet të bëjnë frekuencat 5G të disponueshme për avionët është 30 Qershor 2023.

Njerëzit mund të përdorin telefonët gjatë fluturimeve duke mundësuar telefonata si dhe përdorimin e aplikacioneve “të rënda” që transmetojnë muzikë dhe video.

Thierry Bretton, Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, tha se plani do të mundësonte shërbime inovative për njerëzit dhe të ndihmojë kompanitë Evropiane të rriten.

Komisioni Evropian ka rezervuar disa banda frekuencash për avionët që prej 2008-ës duke lejuar ofrimin e disa shërbimeve edhe gjatë fluturimeve.

Por ky shërbim ka qenë historikisht i ngadaltë sepse mbështetej në pajisje për të lidhur njerëzit përmes një satelitit mes avionit dhe tokës.

Sistemi i ri do të ofrojë shpejtësi më të larta 5G sipas operatorit celular Britanik EE me shpejtësi mbi 100Mbps.

Në SHBA ka pasur shqetësime se frekuencat 5G mund të interferojnë me fluturimet ajrore dhe potencialisht të shkaktojnë matje të gabuara të lartësisë.

Por kjo nuk vjen në Evropë dhe Britani sepse këtu teknologjia 5G ofrohet mbi frekuenca të tjera.

pcworld.al