Televizioni i mirënjohur gjermano-francez ARTE tv vjen sërish në Shqipëri. Këtë herë fokusi është në jugperëndim të vendit, zona e Lumit të Vlorës.
Ekipi televiziv është stacionuar në një nga fshatrat e zonës dhe po bën filmime që do të shfaqen në një dokumentar prej 52 minutash.
Dokumentari do të trajtojë polifoninë labe (pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s) dhe aktivitetin e transhumacës (shtegëtimin e blegtorisë) shumë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.
Pas afro tre javësh filmime (rreth 100 orë), dokumentari do udhëtojë nëpër labirinthet editoriale dhe në fund ne do ta shohim atë.
Gazetarja e shquar Cordula Stadter drejton ekipin televiz në fjalë. Një tjetër dokumentar i rëndësishëm për ne, i cili shfaq Shqipërinë autentike në sytë e Evropës dhe botës.