Tirana është përfshirë gjatë ditëve të fundit nga moti i ftohtë i karakterizuar nga temperatura mjaft të ulëta. Nisur nga kjo situatë, Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar qytetarët të marrin masa për mbrojtjen e sistemit të brendshëm ujësjellës.
Qytetarët që jetojnë në katet përdhese këshillohen që të mbulojnë ose të izolojnë tubacionet kur janë të ekspozuara me ambientin e jashtëm, për të siguruar një mbrojtje optimale.
UKT i bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të kontaktojnë në numrin e telefonit 08004488 ose të drejtohen në të gjitha pikat e tij pranë zonave të tyre të banimit.