Terapia gjenetike mundëson dëgjimin te fëmijët e shurdhër

12

Një fëmijë i lindur i shurdhër ka rikuperuar dëgjimin falë terapisë gjenetike.

Aissam Dam, 11 vjeç, u rrit në Marok i rrethuar nga heshtja, duke u shprehur me një gjuhë shenjash të shpikura nga ai vetë.

Familja e tij u transferua në Spanjë vitin e kaluar dhe, gjatë një vizite te një specialist mjekësor, asaj iu tha se ”Aissam Dam mund të kualifikohej për një provë klinike me terapinë gjenetike”.

Tetorin e kaluar, raporton ”New York Times”, Aissam Dam iu nënshtrua trajtimit në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias dhe u bë personi i parë që mori terapi gjenetike për shurdhim kongjenital.

Trajtimi ishte i suksesshëm, duke lejuar Aissam Dam të mësonte rreth botës së tingujve.

“Nuk ka asnjë tingull që nuk më pëlqen”, theksoi djaloshi për ”New York Times”.

/ata.gov.al