Tetë bashkitë në Shqipëri që nuk kanë më asnjë rast aktiv me koronavirus

189

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme ndërsa në tetë bashki si: Durrësi, Hasi, Kavaja, Vlora, Puka, Rrogozhina, Tropoja dhe Mallakastra nuk ka më asnjë rast aktiv me COVID-19.

Referuar të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin.

Për këtë arsye, përveç zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbra, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.