Tetori rozë/ Mamografi falas pranë vendbanimit në çdo vend të Shqipërisë

18

Muaji tetor njihet ndryshe edhe si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Edhe në kushtet e pandemisë, me masa antiCovid, do të vijohet me fushatën e ndërgjegjësimit për kontrollin e gjirit falas pranë vendbanimit.

Përgjatë muajit tetor në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet falas me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00.

Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjtihë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin, sipas një kalendari të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shërbimi i mamografisë ofrohet po ashtu në spitalet në: Dibër, Lezhë Elbasan, Durrës, Berat, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Shkodër, materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, QSUT, Poliklinika Qendrore Tiranë.