“The Irish Mirror”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në shtator

9

Shtatori po bëhet gjithnjë e më shumë muaji i preferuar për pushimet verore në Evropë për shkak të motit më të butë, turmave të reduktuara dhe mundësive buxhetore të udhëtimit, shkruan në një artikull Esther Marshall dhe Anita McSorley të botuar në të përditshmen irlandeze “The Irish Mirror”.

Temperaturat përvëluese të verës fillojnë të ulen, ndërkohë që shumë destinacione gëzojnë ende ditë të ngrohta dhe me diell.

Vera është sezoni me numrin më të lartë të turistëve dhe shtatori sjell lehtësim të rrugëve të mbipopulluara dhe radhëve të gjata për të vizituar muzetë, restorantet dhe atraksionet.

Kostot e udhëtimit në shtator janë gjithashtu më të lira, pasi linjat ajrore dhe hotelet shpesh ofrojnë oferta konkurruese ndërsa kërkesa zvogëlohet.

Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të mira për pushime në shtator, si Spanja, Kroacia, pasi vendi ynë ofron klimë të ngrohtë, plazhe të bukura dhe çmime miqësore.

Shqipëria

Shqipëria padyshim që është një pretendente e vërtetë. Me plazhet që rivalizojnë fqinjët e saj mesdhetarë dhe kulturën e bollshme, është një vend që nuk duhet humbur!

Shqipëria është një vend i larmishëm me plazhe, qytete dhe male për t’u eksploruar.

Pse të mos zbuloni destinacionin e ashtuquajtur “Maldivet e Evropës”?

/ata.gov.al