“The Times” promovon traditat, kulinarinë e natyrën e Shqipërisë

1

Prestigjiozja “The Times” vazhdon të promovojë Shqipërinë për publikun britanik.

Bëhet fjalë për një udhëtim nën flladin e pishave përmes një “trafiku” rosash, kuajsh, fermerësh të ngarkuar me prodhimet e tyre dhe njerëzish mikëpritës ndaj çiklizmit.

Mes rreshtave përshkruhen traditat, pazaret, Komani e Valbona, shtëpitë e veçanta të Himarës, çatitë e gurta të Gjirokastrës, këngët e Korçës, shija e fërgesës së Tiranës dhe plot bukuri të tjera të Shqipërisë, që këtë sezon veror po përgatitet të mirëpresë jo vetëm vizitorët e bregdetit, por edhe turistët e sportit, aventurës e kulinarisë.

Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm turistik, shkruan Paul Bloomfield për gazetën e njohur britanike ”The Times”.

Autori, i cili ka bërë një tur me biçikletë në Shqipëri, tregon përvojën e kaluar në shumë zona të vendit, të cilën e konsideron të jashtëzakonshme.

Artikulli i plotë i “The Times”: Link: https://www.thetimes.co.uk/…/the-unexpected-place-youll…

/ata.gov.al