“The Travel” liston Shqipërinë si një destinacion për çdo backpacker

25

Backpacking është një formë udhëtimi pjesë e turizmit të aventurës, e cila e ka bërë udhëtimin rreth globit më të lehtë për të gjithë të apasionuarit, në një buxhet të përballueshëm.
Madje, edhe studentët po kryejnë udhëtime në lokacione ekzotike përmes kësaj forme turizmi, të lirë. Backpacking përdoret nga të gjithë, duke nisur nga alpinistët, deri te vizitorët e shkretëtirave, por në ditët e sotme, është bërë më e larmishme, teksa të apasinuarit e ‘backpacking’ udhëtojnë nëpër qytete të mëdha.

Turistët backpackers përdorin strehim me një buxhet ekonomik, duke përfshirë hostele dhe shtëpi-dhoma me qira, duke marrë transportin publik, dhe duke iu shmangur ngrënies në zonat turistike, për të kursyer para. Edhe pse nuk do të keni një pushim luksoz, mund të shihni disa pjesë të pazbuluara të qytetit dhe madje të shoqëroheni me disa vendas.

Por për ata turistë të stërvitur që kanë qenë në destinacionet popullore, ose udhëtarët me një buxhet të shtrënguar, The Travel, faqja e njohur botërore për sektorin e turizmit dhe promovimet, sugjeron të provoni një nga këto vende të nënvlerësuara në udhëtimin tuaj të ardhshëm. Një nga sugjerimet përfshin Shqipërinë, në mesin e shteteve të tjera botërore si Nikaragua, Turqia, Sri Lanka, Nepali, Indonezia, Tanzania, Estonia dhe Maroku.

Shqipëria

Shqipëria, pikërisht në veri të Greqisë, e mbushur me forma nga më të ndryshme të turizmit, ka të gjitha mrekullitë mesdhetare të vendeve të tjera të zonës, në një kosto më të ulët. Nëse doni detet e kaltra, malet e larta dhe mijëra vjet histori, ngjituni dhe shkoni në këtë vend ballkanik.

Nëse keni dëshirë për të eksploruar Evropën, por nuk mund të përballoni koston e disa prej qyteteve të mëdha turistike, ju do të dëshironi të provoni Europën Lindore dhe Ballkanin. Në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë, mund të gjeni bujtina për nën 20 dollarë nata, dhe shumë prej muzeve dhe galerive të saj kanë hyrje të lirë. Sa për ushqim, mund të hahet në një restorant për rreth 5 dollarë vakt.