Thertoja në Gjirokastër, e para që nis tregtimin e të imtave në Arabinë Saudite

134

Në vjeshtën e vitit të shkuar Shqipëria hodhi hapat e parë për nisjen e bashkëpunimit tregtar me Arabinë Saudite në fushën e eksportit të prodhimeve bujqësore e blegtorale.

Thertorja e Melo Priftit në Gjirokastër do të jetë ndër subjektet e para që do të nisë tregtimin e të imtave në Arabinë Saudite.

Kjo thertore moderne është ngritur falë mbështetjes me rreth 22.5 milionë lekë nga qeveria shqiptare përmes Skemës Kombëtare.

Kapaciteti i saj është shumë i lartë. Përpunon 550 qengja në harkun kohor të 8 orëve.

Sot në të gjithë vendin, kemi 59 thertore me standarde të larta e kushte higjieno-sanitare shumë të mira, që kanë sjell formalizimin e këtij sektori dhe rritjen e sigurisë për produktet e mishit.