Thinkpad X1, i pari laptop me ekran të përthyeshëm

19

Lenovo prezantoi prototipin e parë të vërtetë të notebook fleksibël, i cili do të bëjë pjesë në gamën Thinkpad X1 dhe do të dalë në treg vitin e ardhshëm. Tendenca “foldable” mbërrin edhe tek laptopët, pas debutimit (edhe pse me pak sukses dhe jo pa probleme) te smartphonet Galaxy Fold të Samsung dhe Mate X të Huawei.

Por, sipas Lenovo, Thinkpad X1 fleksibël nuk do të jetë një smartphone i madh. Në fakt, kjo pajisje do të jetë një laptop i vërtetë, i cili do të zëvendësojë laptopët tanë në të gjithë fushat kryesore të përdorimit, duke shtuar disa mundësi që teknologjia aktuale nuk i lejon.

Rezultati do të ishte një notebook, që mund të shndërrohet sipas nevojës, në një tablet. Ose dy tabletë, duke qenë se ekrani i ndarë në dy pjesë mund të përdoret edhe për të projektuar dy përmbajtje të ndryshme.

Për momentin nuk dimë shumë karakteristika teknike të këtij prototipi. Ekrani do të këtë diagonale (kur është i hapur) 13,3 inç dhe rezolucion 2K. Teknologjia është OLED, e vetmja që për momentin bën të mundur ekranet fleksibël. Do të peshojë më pak se 1 kilogram dhe do të ketë procesor Intel. Lenovo thotë se bateria do të zgjasë 1 ditë.