Tifozët skocez, 5 mijë paund për fëmijët shqiptarë me Sindromën Down

134

Nesër do të luhet ndeshja Shqipëri-Skoci, në kuadër të Ligës së Kombeve. Mirëpo, kjo ndeshje, përveç rëndësisë që ka në aspektin futbollistik, ka tërhequr vëmendjen edhe të atyre që nuk ndjekin futboll.

Tifozët skocez, të njohur si “Tartan Army Sunshine Appeal”, kanë vendosur të dhurojnë 5 mijë paund për fëmijët shqiptarë me Sindromen Down. Kjo shumë do t’i dhurohet, përmes Ambasadës Britanike, një organizate e cila ka si fokus fëmijët autik dhe me Sindromën Down.

Ky është donacioni i shtatë që tifozët skocez bëjnë që nga viti 2003 në Lituani, duke e çuar në 120 mijë paund shumën e parave të dhuruara.