Violinisti me famë botërore, e anëtar i Filarmonisë së njohur të Vjenës, Shkëlzen Doli, do të marrë pjesë në një koncert të madh në Spanjë, konkretisht në qytetin e Barcelonës.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Doli e bëri të ditur lajmin që do të marrë pjesë në një koncert në Barcelonë.
“Më datë 15 dhe 16 dhjetor në Asamblen Filharmonike të Spanjës”, shkroi ai.
Me disa fotografi të publikuara, shihet edhe fytyra e Shkelzen Dolit, që ka bërë emër në Filarmoninë e njohur të Vjenës.