Tirana, destinacioni i dytë më i lirë dhe më i bukur sipas ‘Magical Europe’

336

Të udhëtosh pa shpenzuar shumë para nuk është aq e vështirë sa mendoni, mjafton të bëni durim e të kërkoni.

Kështu e nis artikullin media hungareze, Daily News Hungary i cili i referohet blogut ‘Magical Europe’, dedikuar destinacioneve më të bukura dhe më pak të shtrenjta.

Në listën e përzgjedhur me vetëm 7 vende, Magical Europe e liston Tiranën në vendin e dytë pas Nuremberg-ut, ndërkohë që pas saj ndodhen Marseille dhe Lille i Francës.

Teksa sugjerohet që udhëtime të bëhen më mirë në ditë jave për Tiranën shkruhet kërshtu: Qendra e qytetit iu bën të ktheheni pas në kohë, sidomos nëse shihni afresket e xhamisë së bukur Islamike, ndërkohë që përreth ka shumë pemë, ura dhe ujëvara. Nëse kërkon të argëtohesh, drejtohuni për tek lagja e Ish-Bllokut.

Ndër hotelet më të lira, listohen dy: Areela Boutique Hotel dhe Hotel London Tirana

Më poshtë jepen çmimit e udhëtimit me Wizzair.