Tirana do të presë ”Një qytet në libër” për vitin 2019

85

Pas Shën Petërburgut, Aleksandrisë, Buenos Airesit dhe Pragës, eksplorimi letrar i ”Një qytet në libër”, i ndërmarrë vitet e fundit për të njohur fuqinë e imazheve urbane përmes fjalëve të poetëve, tregimtarëve, artistëve dhe eseistëve, këtë vit do të lundrojë përtej Adriatikut për të zbarkuar në Tiranë, në zemrën e kombit shqiptar, shkruan festivaletteratura.it.

”Pas rënies së regjimit komunist, në vitet 1990 dhe diasporës së gjatë që pa mijëra shqiptarë të largohen nga vendi për më shumë se një dekadë, Tirana është sot në qendër të një rilindjeje kulturore të gjallë dhe të bollshme”, shkruan festivaletteratura.it.

”Biblioteka tematike e kuruar nga Luca Scarlini dhe e hapur për publikun nga data 4 deri në 8 shtator falë bashkëpunimit midis Festivaletteratura, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Rrjetit Bibliotekar ‘Mantovana’, do të jetë një dritare për të parë shkrimtarët, tregimet dhe vargjet dëshmitare të një hibridizimi jetëshkurtër që, duke filluar nga antikiteti dhe nga kujtesa e gjallë e veprave të Skënderbeut, ndryshon gjurmët e pranisë osmane, qytetin e viteve të hershme të 1900-ës, kujtimet e pushtimit fashist dhe periudhën socialiste për të mbërritur në pranverën artistike të shekullit XXI”, shton ajo.

”Së bashku me veprat më të rëndësishme të shkrimtarëve shqiptarë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, Ornela Vorpsi, Elvira Dones dhe shumë të tjerë, biblioteka e Tiranës do të jetë rast për të rizbuluar shumë dëshmi që lidhin Vendin e Shqiponjave me Italinë.

Do të shohim aty tregime si ato të Jeronim De Radës, shkrimtar dhe poet arbëresh i  gjuhës dhe kulturës, që themeloi gazetën ‘Shqiptari i Italisë’ në Kalabri dhe u bë një nga protagonistët e letërsisë shqipe të shekullit XIX, tregime si ato të Manlio Cancogni, Gian Carlo Fusco dhe Mario Rigoni Stern, të cilët gjatë pushtimit ushtarak italian të Shqipërisë shkruajtën disa nga faqet më të frymëzuara të tyre.

Për të shoqëruar udhëtimin në Tiranë, nga fundi i marsit në faqen e internetit të  ‘Festivaletteratura’ do të botohen çdo muaj parathënie mbi bibliografinë dhe autorët e ‘Një qytet në libër”, përfundon festivaletteratura.it.