Tirana drejt energjisë diellore

218

Tirana po nis një erë të re në shfrytëzimin e energjisë së pastër. Pas tarracave të gjelbra në disa prej institucioneve publike, në kryeqytet ka nisur zbatimi i projektit për tarracat me panele fotovoltaike, të cilat jo vetëm që prodhojnë energji të pastër, por njëkohësisht ulin edhe kostot.

Energjia e prodhuar nga sistemi fotovoltaik përllogaritet të jetë rreth 25.500 kWh/vit dhe sjell reduktim të CO2 me rreth 15.4 ton/vit.

Investime të tilla reduktojnë ndjeshëm faturën e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset që do të instalojnë panele diellore, pasi tani mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie duke siguruar energji elektrike për vetë konsum me kosto shumë herë më të lirë se rrjeti publik duke shfrytëzuar energjinë e rinovueshme.