Tirana gati për t’u zgjedhur Kryeqyteti Europian i të Rinjve në 2022

64

Tirana ka nisur punën që në vitin 2022 të jetë Kryeqyteti Europian i të Rinjve (EYC).

Për t’ia arritur qëllimit, Bashkia e Tiranës, organizata rinore, gjimnazistë dhe studentë u mblodhën së bashku në një tryezë për të diskutuar rreth sfidave dhe hapave që do të merren për të përmbushur me sukses këtë qëllim.

Aktualisht Tirana është përzgjedhur si një nga 5 finalistet dhe synimi është fitorja.

Tirana i plotëson të gjitha kushtet dhe ka gjithë mundësitë për ta fituar garën, për t’u kthyer në epiqendrën e ngjarjeve kulturore, artistike, sociale, edukative dhe ekonomike jo vetëm në nivel vendor, por edhe në atë evropian, në vitin 2022.