“Tirana lexon 2016” në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit

305

14440853_1175074012551125_9173144862702382172_n

Ka çelur siparin dje “Tirana lexon 2016”, një maratonë leximi që mbahet për herë të dytë në kryeqytet dhe organizohet nga IDMC (Instituti për Demokraci, Media & Kulturë), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ky aktiviteti konvenon me Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, më 30 Shtator.

“Tirana lexon 2016” do të mbledhë në disa skena kulturore dashamirës të librit dhe shkrimtarë e përkthyes të njohur shqiptarë, të cilët do të lexojnë nga librat e tyre të preferuar si dhe do të përcjellin emocionet gjatë procesit të të shkruarit. Për ta bërë sa më të aksesueshëm nga publiku i gjerë, leximet do të zhvillohen në ambiente publike (biblioteka, kafe letrare, galeri, etj).

14450012_1183808331677693_7666765677032470430_n