Tirana, mes 20 qyteteve më të kulturuara në Evropë

20

Tirana, kryeqyteti shqiptar, është radhitur në mesin e 20 qyteteve më të kulturuara në Evropë.

Sipas rezultateve të platformës së udhëtimeve Wanderu, Tirana është në mesin e qyteteve që ofron shumë në aspektin e artit dhe kulturës.

Wanderu ka kalkuluar rëndësinë e qyteteve dhe lidhjen e tyre me kulturë duke analizuar popullësinë e qyteteve dhe numrin e muzeve, universiteteve, vendeve historike, teatrove, kishave e katedraleve për kokë banorë në këto vende.

Italia duket në listë si një prej shteteve që ka më së shumti qytete në këtë listë prej 50 qyteteve. Napoli, Bolonja, Florence, Palermo, Roma, Milano, Bari e Torino janë disa prej qyeteteve italiane që radhiten mirë.

Tirana zë vendin e parë prej të gjitha shteteve në Evropën Lindore, ndërsa edhe radhitet e dyta për numrin e universiteteve për kokë banori.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.

Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit. Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës

Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.

Disa nga pikat turistike që mund të vizitohen në Tiranë janë:

Mozaiku i Kishës Paleokristiane

Parlamenti (Teatri i Kukullave)

Xhamia e Et’hem Beut

Katedralja Ortodokse e Ringjalljes së Krishtit

Kisha Katedrale e Shën Palit

Varri monumental i Kapllan Pashës

Kalaja e Tiranës

Rezidenca Mbretërore

Kompleksi monumental i Sheshit të Flamurit

Lulishtja publike më e vjetër e qytetit

Shatërvani i parë i qytetit

Ura e Tabakëve

Vendi ku është shpallur Pavarësia

Rrapi monumental i Tabakëve

Varrezat e Dëshmorëve si pikë turistike dhe monument artistik.