Tirana në Koalicionin e Qyteteve për të Drejtat Dixhitale

61

Tirana, si qytet qe po ben progres të vazhdueshëm me nismat dixhitale, i eshte bashkuar Koalicionit te Qyteteve për të Drejtat Dixhitale (Cities Coalition for Digital Rights). Kjo nisme globale, e iniciuar nga qytetet e Amsterdamit, Barcelonës dhe Nju Jorkut, ka mbështetjen e UN-Habitat, EUROCITIES, CGLU, dhe të gjithë qyteteve të tjera pjesëmarrëse, dhe synon mbrojtjen, promovimin dhe monitorimin e të drejtave dixhitale të qytetarëve.

Në valën e radhës së qyteteve që i bashkohen kësaj nisme, midis Athinës, Londrës, Lionit, Milanos, Vjenës, e shumë qyteteve të tjera të rëndësishme botërore, renditet edhe Tirana, e cila iu bashkua iniciatives globale për të mësuar dhe shkëmbyer ide me këto qytete dhe për të marrë praktikat më të mira prej tyre, si pika reference për projektet që do të zbatohen edhe në vijim.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë disa iniciativa të ndryshme teknologjike dhe inovatore, të cilat e kanë kualifikuar për të qenë pjesë e kësaj nisme botërore. Mund të përmendim një sërë hapash konkrete: Bashkia e Tiranës është bashkia e parë në vend e cila ndërtoi portalin e të dhënave të hapura https://opendata.tirana.al/, ku publikohen të dhëna të ndryshme statistikore të cilat janë plotësisht të hapura për t’u përdorur nga publiku. Ajo është cituar nga media të rëndësishme Europiane mbi teknologjinë, ku mund të veçohet portali Joinup i Komisionit Europian, i cili ka shkruar mbi migrimet e suksesshme të Tiranës në platformat me kod burimi të hapur (open source), siç janë edhe rastet e migrimit në Nextcloud dhe migrimit në LibreOffice.

Këto nisma të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës tashmë përmblidhen edhe në një faqe te dedikuar të qytetit në portalin e Qyteteve për të Drejtat Dixhitale (Cities for Digital Rights): https://citiesfordigitalrights.pre.interdigital.biz/tirana