Tirana, për të dytin vit mikpritëse e Festivalit Ballkanik të Jazzit

45

Tirana është për të dytin vit mikpritëse e muzikantëve të Jazzit nga i gjithë Ballkani, në edicionin e dytë të Festivalit Ballkanik të Jazzit.

Data 30 Prill është Dita Ndërkombëtare e Muzikës Jazz, ndaj edhe nata e fundit e Festivalit do t’i ngjaje një feste muzikore shumëdimensionale, ku traditat e Ballkanit do të shpalosen nëpërmjet tingujve muzikorë dhe vitalitetit të artistëve, duke i çuar spektatorët të eksplorojnë.

Krahas performancave të kuruara mjeshtërisht nga artistët pjesëmarrës dhe organizatorët, do të zhvillohen master-class me studentë të Universitetit të Arteve.

Maqedonia e Veriut, Greqia, Mal i Zi, Serbia, Kosova, etj do të jenë pjesëmarrëse përgjatë dy netëve.