Tirana përgatitet për Panairin Kombëtar të Librit, nga data 16-20 nëntor

22

Nëntori tashmë prej 25 vitesh, njihet si muaji i Panairit Kombëtar të Librit, ngjarja më e madhe për librin që përfshin gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri. Nën moton “Të gjithë jemi lexues”, Panairi “Tirana 2022” këtë vit do të mbahet më datat 16 dhe 20, si gjithmonë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9 e mëngjesit deri në 9-të të darkës.

Botuesit prezent, librat e rinj, autorët, përkthyesit, prezantimet, konkurset, konferencat etj… dhe sidomos lexuesit do t’i japin këtij panairi gjithë rëndësinë që meriton të ketë.

Ajo çka është e veçantë për lexuesit është fakti se gjatë panairit, ata përveçse njihen më nga afër me titujt e librave, takojnë drejtpërdrejtë autorë dhe përkthyes, kanë edhe mundësinë e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara.