Rreth 100 kryevepra të artit italian të shekullit të 19 dhe 20 do të prezantohen shumë shpejt për publikun shqiptar në një ekspozitë të veçantë.
Projekti ambicioz dhe unik për Shqipërinë vjen si bashkëpunim i grupit Artemisia, më të madhit në Europë për organizimin e ekspozitave dhe kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë Tiranë e Ministrisë së Kulturës.
Ekspozita që do të çelet në mesin e muajit janar, synon t’u hapë rrugën të tjera projekteve të mëdha, duke i dhënë një tjetër vëmendje Shqipërisë në artet pamore.
Kati i parë i Galerisë Kombëtare ka nisur të ndryshojë pamje totalisht për t’iu përshtatur sa më mirë kushteve që kërkojnë këto kryevepra botërore.
Për secilin grup punësh janë krijuar minipavijone, ndërsa po punohet për eleminimin e lagështisë, sistemin e kondicionimit për të patur një temperaturë konstante, e cila do të matet në kohë reale çdo një orë nga muzeu i Romës.
Burimi: Top Channel