Tiranë – FOTO/ Gati parkingu me 200 vende afër stadiumit, drejt përfundimit “Rikualifikimi i Sheshit Italia”

34

Fondit Shqiptar i Zhvillimit njofton se vijojnë punimet në objektin “Rikualifikimi i Sheshit Italia”. Investimi ka si qëllim përmirësimin e hapësirës publike urbane me punime arkitektonike, pemë dekorative, mobilim urban si dhe zgjidhjen e çështjes së trafikut në këtë zonë nëpërmjet ndërtimit të një parkimi me dy kate nëntokësor.

Parkimi nëntokësor me një kapacitet prej 200 vendesh është drejt përfundimit. Aktualisht po vijojnë punimet për sinjalistikën dhe ndriçimin e parkimit nëntokësor dhe parmakët e shkallëve të brendshme.

Zgjerimi dhe përmirësimi i sinjalistikës në rrugën midis Rektoratit dhe Pallatit të Kongreseve lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me Sheshin “Italia”.