Duke nisur nga sot, Bulevardi i Ri nga ish-Stacioni i Trenit deri te kryqëzimi me rrugët “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja” është funksional për automjetet.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar segmentin e dytë prej 500 metrash të Bulevardit të Ri, si dhe sheshin e tretë në fund të tij, duke ofruar një standard të lartë të punimeve dhe një mjedis çlodhës për banorët e zonës.