Tiranë, investohet në rrjetin e ujësjellësit mbrapa rrugës “Abdyl Frashëri”

73

Banorët pranë rrugës “Abdyl Frashëri” në Tiranë do të kenë sasinë dhe cilësinë e duhur të ujit të pijshëm.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka finalizuar një tjetër investim në rrjetin e ujësjellësit mbrapa rrugës “Abdyl Frashëri”, ku ekipet e kësaj ndërmarrjeje janë kujdesur për detajet e punimeve, duke mos dëmtuar edhe investimet e tjera në këtë zonë.

UKT bën me dije se aktualisht linja ofron furnizim normal me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.