Tiranë: Ja axhenda e festimeve për Ditën e Verës

388

Tirana do të festojë nesër  Ditën e Verës. Për këtë 14 Mars, Bashkia e Tiranës ka menduar një sërë aktivitetesh për të gjitha grupmoshat të shpërndara në gjashtë zona të ndryshme, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nga sot, në mesnatë dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në segmentin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Hotel Dajtit deri te korpusi i ministrive. Po ashtu, do te kufizohet qarkullimi edhe ne Rr. Pjetër Bogdani segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, në Rr. Brigada VIII segmenti Vaso Pasha – Ibrahim Rugova dhe Sheshi Nënë Tereza.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:

-Tek ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas në urën e Lanës.

-Përsa i përket bllokimit të Rr. Pjetër Bogdani dhe Rr. Brigada VIII segmentit Vaso Pasha – Ibrahim Rugova, qarkullimi do të bëhet në rrugët Vaso Pasha – Ibrahim Rugova.

-Përsa i përket bllokimit Sheshi Nënë Tereza, qarkullimi do të bëhet në rrugët Lek Dukagjini dhe Abdyl Frashëri.

-Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

-Mjetet e transportit publik në rrugën “Ibrahim Rugova” do të devijohen në unazën e mesme nëpërmjet urës tek Taivan.

Festa do të nisë në orën 09:00 me inaugurimin e Pazarit të Ri, i cili është transformuar tërësisht në një hapësirë multifunksionale, që do të shërbejë jo vetëm si markatë për qytetarët e Tiranës, por në të njëjtën kohë edhe si një zonë tërheqëse për të kaluar pasditen. Në këtë zonë, do të organizohet Këndi i Fëmijëve te Pikturës, koncerti i Ansamblit të Operas dhe Baletit, ndërsa pasdite do të ketë muzikë live.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin e madh festiv që do të organizohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Parkut Rinia në orën 11:00, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë, Alban Skënderaj, Marsela Çibukaj, Klajdi Haruni & Bruno.

Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj dhe super street party janë disa prej aktivitetet që do të zhvillohen në Tiranë më 14 mars, duke e kthyer kryeqytetin në epiqendrën e festimeve për Ditën e Verës.

Axhenda e aktiviteteve të Organizuara nga Bashkia e Tiranës

PAZARI I RI

  • Përurimi i Pazarit të Ri – Ora 09:00
  • Aktivitete për fëmijë dhe të rritur. Ora 10:00-13:00

-Këndi I Fëmijëve Piktor

-Numra Baleti klasik për fëmijë

-Këngëtar të muzikës së lehte moderne

-Instrumentistë

-Këngëtar të muzikës folk

  • Teatri i Operas dhe Baletit- Performancë Ansambli i Fëmijëve dhe të Rriturit- Ora 12:35-13:00
  • Koncert Live te Pazari I Ri: Ora 19:00-22:00

-Kuartet Harqesh

-Marsela Çibukaj

-Lindi Islami dhe Venera Lumani

-DJ

BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT

  • 2400 të rinj dhe qytetarë në një Flash Mob të dancit sportiv- ( Bulevardi nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit) Ora 10:00.
  • Koncert Vodafone me këngëtarë komercial- Përballë ish Hotel Dajtit. Në mes te Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ora 11:00
  • Ministria e Brendshme, Panairi i Policisë, : Tek sheshi që përfshin nga Ministria e Brendshme deri në fund të Galerisë se Arteve (pjesa ku kufizohet me Hotel Dajtin).
  • Cirku Kombëtar- Lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, ora 11:00-12:00
  • Këndi i lojërave për fëmijë Vodafone ( Ad.sheshi i gjelbër tek Taiwan)
  • Aktivitete sportive me fëmijë- Midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Parkut Rinia.
  • Panairi i shkollave profesionale.

BLLOK

  • Street Party 2017 Koncert Telekom

-Skena 1-( Rr.Pjetër Bogdani skenë e vendosur tek Coko Bar me pamje nga Whiskey Bar)  Ora 12:00- 00:00

-Skena 2- ( Rr.Brigada VIII, skenë e vendosur në krah të Pepper Longue me pamje nga Sky Tower) Ora 12:00-00:00

  • Vodafone Koncert me DJ- Trotuari në krah të dyqanit Vodafone. Ora 15:00-00:00

SHESHI NËNË TEREZA

  • Summer On Koncert ( Ad.Kolonat,sheshi “Italia”) Ora 11:00- 00:00
  • Panairi i Biznesit .

PIRAMIDA

  • VIZart, Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit Ora 10:00

 

LIQENI ARTIFICIAL

  • Aktivitete me fëmijët e sporte.
  • Dj Muzike në Parkun e Liqenit Artificial ( Ad.Tek aneksi i digës),ora 09 :00
  • Në liqen për argëtim , ( Varka, skaf,kanoe, për demostrim nga profesionistët) Ora 10:00
  • Në hapësirat e Parkut. ( Këndi i piktorëve,oaz i lojërave për fëmijë,aktivitete në fushat e sportit,kënd fotografish,libraria e liqenit të hapur,kënd i barbekysë,panairi i artizanëve) Ora 10:00 dhe në vazhdim.
  • Koncert Festiv – Skena e Amfiteatrit, Ora 11:00
  • Parada me veshje karnavalesh- (Nisja nga fundi i digës-finishi kryqëzimi i digës.) Ora 12:00
  • Teatri i Kukullave- Liqeni Artificial
  • Tirana Art Fest – ( Ad. Skena e amfiteatrit te Liqeni ) Ora 15:00