Tiranë, karta e studentit edhe në celular

78

Karta e studentit do të jetë jo vetëm fizike, por edhe elektronike, ku çdo student mund ta përdorë atë përmes celularit, pa pasur frikën se mund ta humbasë apo ta harrojë ta marrë me vete.

Ndërkaq, të gjitha entet publike apo bizneset që do t’i bashkëngjiten nismës për kartën e studentit, do të vendosin në mënyrë të dukshme një etiketë. Duke folur në dëgjesën me studentët për kartën e studentit, kryebashkiaku Veliaj theksoi se po punohet që këtë shërbim ta ofrojnë sa më shumë ente publike dhe biznese.

Të rinjtë që do të kenë Kartën e Studentit, do të njoftohen me email ose me sms për të gjitha shërbimet që entet publike apo ato private ofrojnë.