Tiranë, Kombinatit i shtohet një çerdhe e re

733

Kombinatit i shtohet një çerdhe e re për fëmijët e zonës. Bashkia e Tiranës ka rikualifikuar disa ambiente të pashfrytëzuara më parë, duke i shndërruar ato në një çerdhe për fëmijët e Kombinatit. Ambientet e reja u inspektuan edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se një meritë e veçantë për hapjen e kësaj çerdheje kanë edhe prindërit e fëmijëve që mundësuan një pjesë të pajisjeve dhe orendive.

Në këtë çerdhe punohet për fëmijët e rritur 2-3 vjeç, një edukatore për 7 fëmijë dhe për fëmijët e vegjël, një edukatore me 4 fëmijë.