Tiranë: Ky do të jetë këndi i dytë pas atij tek Parku i Liqenit

333

Jo vetëm në qytet, por edhe në zonat periferike-rurale, po ndërtohen hapësira të posaçme argëtimi për fëmijët dhe çlodhëse për qytetarët. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur punën për krijimin e një tjetër sheshi pushimi dhe këndi lojërash për fëmijë, këtë herë në Yzberisht, pjesë e Njësisë Administrative Kashar.

Drejtori i APR-së, Blendi Gonxhe, sqaroi se ky është sheshi i dytë më i madh në Tiranë me një hapësirë rreth 2300 metra katrorë. “Rregullohen shkarkimet, kabina elektrike që ka zënë rrugën, të gjitha rrugë-kalimet e makinave dhe të këmbësorëve, duke përfituar një shesh. Vazhdon përpjekja jonë që të bëjmë të mundur që jo më larg se 500 metra nga çdo shtëpi, çdo familje, çdo fëmijë, të ketë një mundësi për të luajtur apo çlodhur”, theksoi ai. Projekti për sheshin e ri rekreativ përfshin shtrimin e plotë të sheshit me pllaka, ndërtimin e një minifushe basketbolli, vendosjen e stolave, koshave, por edhe ndriçimit e gjelbërimit në të gjithë hapësirën e tij.

14900416_10154701213776926_6142744638401851096_n 14656394_10154701235531926_4771573046657799550_n 14938210_10154701222311926_2971959681136747302_n 14938211_10154701208271926_4011066544274025962_n 14915597_10154701215581926_6784144320189533079_n