Tiranë, linjë e re ujësjellësi për banorët e “Ali Demit”

259

Në rrugën “Ali Demi” është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit, një investim i cili rrit kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët. Mjetet e rënda të Bashkisë së Tiranës si dhe specialistët e UKT punuan për vendosjen e tubacioneve të reja transmetimit të ujit të pijshëm.

Gjithashtu, ekipet e punës ndërtuan edhe linjën e re të ujësjellësit në rrugën “Pjetër Budi”, duke e rikthyer rrugën dhe ambientin përreth në situatën e mëparshme, pa penguar qarkullimin e automjeteve. Hyrja në punë e linjave të reja që po ndërtohen në çdo cep të kryeqytetit, pritet të sjellë një ndryshim cilësor në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve.

Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës dhe ndërhyrjeve që ka bërë në disa prej linjave të furnizimit me ujë, ka shmangur abuzimet me ujë dhe ka sjellë një furnizim më të madh për familjet në krahasim me vitet e shkuara.

Lexo.al