Tiranë, nis puna për ndërtimin e shkollës së re në zonën e Astirit, u shërben 1 mijë nxënësve

17

Zona e Astirit në Tiranë do të ketë shumë shpejt një shkollë të re 9-vjeçare, me parashkollor, të dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri.

Shkolla, e cila po ndërtohet afër rrethrrotullimit “Shqiponja”, do të mbajë emrin e gazetarit dhe publicistit, Andrea Stefani.

Ajo do t’u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit të Astirit dhe Doganës, dhe është një kërkesë e hershme e banorëve.