Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e Piramidës dhe të zonës përreth saj, e cila ishte pushtuar nga mbetjet dhe inertet.
Që në orët e para të mëngjesit, punonjës të Bashkisë kanë nisur punën për heqjen e inerteve duke i kthyer kësaj hapësire të qytetit dinjitetin e munguar në sytë e turistëve të shumtë vendas dhe të huaj që vizitojnë Tiranën.
Piramida do të jetë e hapur për këdo që ka një ide që do t’i shërbejë qytetit, duke u shndërruar në një hapësirë funksionale për qytetarët me aktivitete e evente të natyrës artistike e kulturore.