Tiranë, nis rikonstruksioni i shkollës “Vasil Shanto”

561

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”, ku mësojnë rreth 1300 nxënës. Përmirësimit të klasave dhe pajisjes me laboratorë, po i jepet një vëmendje e veçantë edhe rehabilitimit të hapësirave sportive. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili siguroi se në shtator shkolla do të jetë gati për të pritur nxënësit.