Tiranë: Nis rikonstruksioni i teatrit Metropol

268

Teatri i Metropolit do të jetë shumë shpejt një qendër e denjë për shfaqje teatrale dhe veprimtari kulturore. Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e rikonstruksionit të sallës së shfaqjeve “Çehov” dhe ambienteve ndihmëse, të cilat do t’i shërbejnë aktorëve dhe publikut.

Në Teatrin e Metropolit do të bëhet rikonstruksioni i çatisë së sallës “Çehov” dhe ambienteve ndihmëse të tij. Më konkretisht, në këtë objekt parashikohen të bëhet hidroizolimi i çatisë dhe riparimi i saj. Ndërhyrja në këtë objekt synon edhe rikonstruksion total të nyjeve sanitare, vendosjen e një rrjeti të ri hidraulik, pllaka e dushe të reja, dyer e dritare të reja.